Njeriu që nuk lahej për gjysmë shekulli, vdes në moshën 94-vjeçare

Njeriu që nuk lahej për gjysmë shekulli, vdes në moshën 94-vjeçare

Një vetmitar i quajtur nga mediat si "njeriu më i ndyrë në botë" ka vdekur në moshën 94-vjeçare, vetëm disa muaj pasi u la për herë të parë pas disa dekadash. Amou Haji kishte refuzuar të përdorte sapun dhe ujë për më shumë se gjysmë shekulli, nga frika se do të sëmurej.

Iraniani, i cili jetonte në provincën jugore të Fars, kishte shmangur përpjekjet e mëparshme të fshatarëve për ta pastruar atë. Por, thonë mediat lokale, Amou Haji më në fund iu nënshtrua presionit dhe u la disa muaj më parë.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, ai u sëmur pak më vonë dhe vdiq të dielën. Në një intervistë të mëparshme, dhënë Tehran Times në vitin 2014, ai zbuloi se vakti i tij i preferuar ishte dergu dhe se jetonte mes një vrime në tokë dhe një kasolle me tulla të ndërtuar nga fqinjët e shqetësuar në fshatin Dejgah.

Ai tha në atë kohë se zgjedhjet e tij të pazakonta ishin "të pengesave emocionale" kur ai ishte më i ri.

Vite të tëra që nuk lahej e kishin lënë atë me lëkurë të mbuluar me "blozë dhe qelb", tha IRNA, ndërsa dieta e tij përbëhej nga mishi i kalbur dhe uji johigjienik i pirë nga një kanaçe e vjetër vaji.

Ai ishte gjithashtu i dhënë pas duhanit, duke u fotografuar duke pirë më shumë se një cigare në të njëjtën kohë. Përpjekjet për ta larë atë, ose për t'i ofruar ujë të pastër për të pirë, e trishtuan atë, tha agjencia e lajmeve.

Amou Haji (xhaxhai Haxhi) është fotografuar në periferi të fshatit Dezhgah në rrethin Dehram të provincës Fars jugperëndimore iraniane, më 28 dhjetor 2018

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy