Haradinaj: Serbia po blen armë në Rusi për qëllime lufte

Haradinaj: Serbia po blen armë në Rusi për qëllime lufte

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Serbinë se po blen armë për qellime lufte në Rusi. Kryeministri e ka bërë  këtë akuzë duke thenë se: “Serbia po blen armë në Moskë. Ato armë janë për qëllim të luftërave dhe kushtojnë shumë pare dhe me këtë po i bie që Serbia po i merr paratë e taksapaguesve dhe po hap vende të reja në Moskë”.

 Më tej Haradinaj akuzoi edhe Bashkimin Evropian, për të cilin tha se ai i jep fonde Serbisë dhe nuk është duke u ankuar për të. Ai është shprehur se: “BE-ja s’po ankohet po jep prapë fonde. Për këtë desha të them që ka shumë specifika. Ne jemi një vend që kemi dalë nga lufta. Nëse jetoni në një vend në Evropë, ka skemë për atë që është i papunë. Ne nuk kemi mbërritur ende ku duhet”.

Këto deklarata kryeministri i Kosovës i bëri sot gjatë një konference për shtyp.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy