
Një 39-vjeçar u ekzekutua mëngjesin e kësaj të hëne, pak pas vrasjes së 34-vjeçarit shqiptar në Greqi.
Mediat vendase bëjnë me dije se viktima është boksieri Anastasios Berdesis dhe ngjarja ndodhi jashtë klubit të boksit “Aeolos”, në rrugën Andrea Papandreou 22.
Sipas informacioneve të para, disa persona iu afruan 39-vjeçarit me një xhip të zi luksoz dhe zbrazën një kallashnikov mbi të, duke e lënë të vdekur në vend.
Viktima ishte i njohur për autoritetet vendase, pasi në vitin 2008 ai ishte i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në Patras, ku u akuzua për vrasje të mbetur në tentativë, por u shpall i pafajshëm.
Berdesis megjithëse ishte një boksier, famën e mori në një “reality show” të quajtur “Survival secret”.
Duhet theksuar se kjo është incidenti i dytë i përgjakshëm që ka ndodhur brenda 24 orëve në Greqi.
Burimi: Zougla.gr Përshtati: MCNtv.al



