
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar ndihmën e NATO-s përballë kërcënimeve të Serbisë.
Ai propozoi rikthim të perimetrit 5 kilometër të sigurisë në gjithë kufirin Kosovë-Serbi.
Ali Dula, pedagog i Komunikimit politik, në një intervistë për ‘MCN lajme’, pohoi se perimetri i sigurisë me Kosovë, ka qenë i vendosur më herët, si bazë e Marrëveshjes së Kumanovës, teksa tani rikthehet në diskutim për shkak të ndërhyrjeve apo provokimeve të mundshme ushtarake nga Beogradi.
Perimetri në 5 km si zonë e sigurisë, ka qenë i skicuar në Marrëveshjen e Kumanovës, atëherë kur kapitulloi Serbia në luftën e Kosovës dhe kishte një zonë sigurie akoma kur Serbia ishte e instaluar në sistemin politikë te Millosheviç.
Me ardhjen e Zoran Gjingjiç, si një politikan me një qasje më liberale si një social-demokrat i shquar në Serbi, u hoq kjo zonë e sigurisë dhe kishte një lëvizje, edhe më të mirë dhe një komunikim më të mirë mes forcave të KFOR dhe të sigurisë së Serbisë.
Por pse tani erdhi është një pyetje e rëndësishme, se tani kemi një situatë ku Serbia shpesh here më tone kërcënues ka ardhur në një situatë kur shpesh herë po kontribuon në nxitjen e lufte të armatosur dhe të drejtpërdrejtë mes Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Serbisë.
Për pedagogun Dula, kjo kërkesë vjen e menduar mirë edhe pas disa tentativave të Serbisë për destabilizim të Kosovës nga forcat e sigurisë serbe.
Tani kemi disa qasje se meqë katër herë ka tentuar të fus forcat e saj Vuçiç në territorin e Kosovës, por kemi edhe një destabilizim të rajonit të Ballkanit me këtë qasje të tij.
Sigurisht që kjo kërkesë e kryeministrit nuk ka ardhur ad-hoc por vjen nga shërbimet dhe faktorët Inteligjencës së Kosovës. Nuk është një deklaratë e tij që mund të jetë dosido, por vjen nga një burim që duhet ta dijë më së miri gjendjen.
Destabilizimi i Kosovës nga faktori serb mendoj se është i mundur sepse duke pasur parasysh gjithë atë se përfaqëson profili i politik i Vucic pavarësisht se shpesh herë viktimizohet, krijon problemin dhe pastaj fshihet.



