
Një nga ndërtesat rezidenciale më të vjetra të New York-ut, e cila ishte blerë nga Jugosllavia në vitin 1946 që në atë kohë përdorej nga presidenti Josip Broz Tito, është shitur për 50 milionë dollarë.
Douglas Elliman Real Estate, një nga agjencitë më të mëdha të brokerimit të pasurive të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar shitjen e një pallati në 854 Fifth Avenue në Manhattan, Neë York me çmim prej 50 milionë dollarësh.
Këtë e ka konfirmuar për mediumin boshnjak ‘Klix’, agjenti i pasurive të paluajtshme në New York, Tristan Harper.
Ai ka thënë se historia e lavdishme e kësaj pasurie, e cila dikur ishte në pronësi të mbesës së pasardhësve të Cornelius Vanderbilt, e më pas liderit të Jugosllavisë, Josip Broz Tito, do të vazhdojë.
Pronari i ri sapo bleu një pjesë të rëndësishme të historisë së New Yorkut. Kjo ishte një punë sfiduese dhe vërtet unike që kërkonte udhëtimet e mia të shumta në vendet e Ballkanit, takime me zyrtarë të lartë të qeverisë, duke përfshirë një nga presidentët e tyre.
Marrëveshja nuk do të kishte ndodhur kurrë pa përkushtim dhe vendosmëri.
Shitësit e kësaj prone janë shtetet pasardhësit e ish-Republikës Socialiste të Jugosllavisë, pra Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Sllovenia, të cilat e kishin blerë pas Luftës së Dytë Botërore për 300.000 dollarë.
Në këtë ndërtesë ndodhet misioni i përhershëm i Serbisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe shuma më e madhe nga shitja, rrjedhimisht i takon shtetit serb.
“Kjo vilë ka 32 dhoma, tetë banjo dhe dy ashensorë dhe është ndërtuar në vitin 1905 për 60,000 dollarë nga Robert Livingston Beeckman”.
“Rezidenca ka 20,000 metra katrorë dhe dritare antiplumb përballë Central Park. Dritaret janë vendosur në periudhën kur Tito ka qëndruar në ndërtesë”.
Vendet e ish-Jugosllavisë nëpër botë, si trashëgimtarë të pronave të Jugosllavisë, kanë rreth 50 sosh, të cilat janë në proces shitjeje dhe paratë nga shitja do të ndahen midis shteteve të krijuara pas shpërbërjes së Jugosllavisë.



