Selia Gjermane e Policisë Reutlingen së bashku me Europol dhe agjencitë e zbatimit të ligjit nga e gjithë bota, kanë bërë të mundur mbylljen e rrjetit privat (VPN) Safe-Inet, i cili është përdorur nga kriminelë kibernetik.
Shërbimi Safe-Inet u mbyll, ndërkohë që autoritetet kishin arritur të identifikonin veprimtari të ndryshme jo-ligjore në Gjermani, Hollandë, Zvicër, Francë dhe Shtetet e Bashkuara.
Europol arriti të hiqte serverat dhe më pas u bë gjithashtu edhe konfiskimi i domenit.
Këto lëvizje të koordinuara u kryen në kuadrin e Platformës Evropiane Multidisiplinare Kundër Kërcënimeve Penale (EMPACT).
Safe-Inet përdorej nga kriminelët më të mëdhenj kibernetik në botë, siç janë operatorët ransomware, përgjegjës për ransomware, shkeljet e E-skimming dhe forma të tjera të krimeve të rënda kibernetike.
Ky shërbim VPN u shit me një çmim të lartë në botën e krimit si një nga mjetet më të mira në dispozicion për të shmangur përgjimin e zbatimit të ligjit, duke ofruar deri në 5 shtresa të lidhjeve anonime të VPN.
Format gjurmuese që autoritetet kanë përdour ishin në gjendje të identifikonin rreth 250 kompani në mbarë botën të cilat po spiunoheshin nga kriminelët duke përdorur këtë VPN.



