Këtë të enjte, Kremlini pohoi se ushtria ruse do t'i përgjigjej sulmit ukrainas të një dite më parë, të kryer sipas Moskës kundër një aeroporti ushtarak rus duke përdorur raketa amerikane ATACMS.
“Do të vijë një përgjigje. Do të vijë në kohën dhe në mënyrën që konsiderohet e përshtatshme”, insistoi zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitri Peskov, gjatë konferencës së tij të përditshme.
Moska akuzon Kievin se ka sulmuar një aeroport rus me gjashtë raketa amerikane ATACMS, në një kohë kur Ukraina numëron të paktën nëntë viktima dhe rreth njëzet të plagosur në një sulm rus në Zaporizhia.
“Rusia mund të godasë Ukrainën në ditët në vijim me raketën e saj të fundit Orechnik, supersonike dhe e projektuar për të mbajtur koka bërthamore”, tha të mërkurën një zyrtar i lartë amerikan.



