Supermodelja Gigi Hadid tërheq gjithmonë vëmendjen me bukurinë e saj. Por ndryshe nga herët e tjera, ajo që ka tërheqyr syrin e adhuruesve të saj shqiptarë ka qenë sfondi i fotos dhe jo vetë modelja.
Gigi shfaqet përkrah një veture, e cila në pjesën e prapme ka hartën e Shqipërisë Etnike dhe flamurin amerikan si një shenjë e miqësisë së fuqishme mes dy popujve.
Gjasat janë që makina të ketë qëlluar rastësisht në vendin ku është bërë fotoja, por komentet nuk kanë munguar.



