Juristi Julian Mërtiri në një intervistë për ‘FactCheck’ ka komentuar lidhur me cens dhe formularin e anketimit për të cilin është shprehur se pyetjet nuk janë formuluar drejtë.
Ai tha se disa prej pyetjeve nuk janë të detyrueshme dhe se qytetarët e kanë të pamundur të përgjigjen për 8 minuta. Sipas tij, fqinji nuk ka tagrin të përgjigjet për dikë, ndërsa theksoi se procedura e cens plotësohet në tabletë dhe kjo nuk ka vërtetësi.
Për momentin jemi njohur vetëm me ligjin, me formularët e cens pra me ato akte që kanë publikuar nga ana e INSTAT. Mendoj se pyetjet nuk janë formuluar drejtë, sa i përket ligjit është neni 4 që do të miratojë formularin dhe se cilat do të jenë pyetjet e detyrueshme dhe jo. Nga leximi i formularit nuk rezulton diçka e tillë, është i ndarë në module, por nuk kemi një diferencim por duhet të ishin miratuar dhe përcaktuar më parë dhe nuk duheshin lënë në dorë të anketuesve që do venë shpi më shpi për të realizuar censusin. Nga leximi i formularit është goxha i detajuar ndoshta do duhej të ishte një periudhë njohje me të dhënat e formularit para se të niste censusi sepse qytetarët do ta kenë të pamundur për të plotësuar formularin në 8 minuta. Për mua është e pamundur pa u njohur më parë me to.
Më tej ai shtoi se formulari nuk ka ndarë cilat janë pyetjet të cilat mund të jenë të rreme, kjo nuk ndahet sipas ligjit. Sipas tij, çështja kryesore është si do vërtetohet që ky informacion është i pasaktë.
Shqetësim mbetet fakti i qytetarëve që refuzojnë të përgjigjen, këto gjëra nuk i gjejmë në formular dhe shumë shpejt do përballen me qytetarët që mund të marrin penalitete. Ligji parashikon një mënyrë anketimi brenda 10 ditësh nga dita e shpalljes së gjobës, kur ligji duhet të ishte 10 ditë pas njoftimit dhe jo shpalljes. Këto janë dispozita që nuk do gjejnë aplikim faktik, do përballen në gjykata me faktin që nuk janë njoftuar kurrë dhe më pas do e kenë të vështirë për të provuar pse kjo gjobë nuk funksionon. Një gjobë në sistem që mund të vijë me anë të zyrës përmbarimore dhe s’do kenë mundësi për të kundërshtuar.
I pyetur nësë mund ti kalohen tagrat e përgjigjes së formularit fqinjit, Mërtiri tha se janë disa pyetje që janë kaluar në mungesë të personit dhe janë disa lloji pyetjes që në kundërshtimin tonë nuk mund ti japë fqinji.
Ndodh që fqinji deklaron diçka jo të saktë këtu do aplikohet gjobë penaliteti, lind pyetja për kë do aplikohet për qytetarin apo fqinjin. Prandaj ne nga leximi formularit na rezulton që janë evidente do dalin shumë shpejt si probleme. Pastaj pyetësori bëhet me tablet, është një mënyrë që nuk arrin të identifikojë pranimin apo refuzimin e tij dhe nëse gabohet ndonjë nga të dhënat qytetari si ka mundësi ta kundërshtojë këtë se është gabim i anketuesit. Vlerësoj se në një proces gjyqësor gjykata duhet të njohë aktet që qytetari i ka pranuar dhe nënshkruar, firma dixhitale nuk njihet në gjyq.
Në fund ai theksoi se numri i ID dhe ai i telefonit nuk mund të bëhen publike sepse janë konfidenciale dhe se për juristin plotësimi i tyre me detyrim është e panevojshme.
Dimë që baza e të dhënave administrohet nga një kompani shtetërore kanë të gjitha të dhënat E ID po ashtu numri telefonit, dhe këto shfaqen dhe bëhen publike vetëm me këtë. Detyrimi për ti dhënë këto më duket shkelje e të drejtës së qytetarit sepse qëllimi i cens është për të marrë ato të dhëna që lejon ligji. Këshilla ime është që këta persona të jenë të punësuar sepse mund të jetë kushdo me këtë formular, qytetarët të lexojnë me kujdes çdo rubrikë dhe të kërkojnë se si e vërteton tablati të dhënat e tij dhe nuk ndryshohen. Duhet ti ketë të ruajtura.



