Aksident tragjik në Itali, humb jetën i riu shqiptar

Aksident tragjik në Itali, humb jetën i riu shqiptar

Një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor në Itali. Përplasja fatale ndodhi mbrëmjen e së enjtes, në Salento, pranë Torre Specchia.

Viktimë mbeti Aldo Gjoka, 29 vjeç, lindur në Tiranë por banues në Leçe, i cili ndërroi jetë pas përplasjes mes motorit të tij dhe një makine Jaguar që drejtohej nga një 44 vjeçar, gjithashtu me origjinë shqiptare.

Makina përfundoi në një parmak ndërsa motori u përplas me murin rrethues të një prone private, duke marrë flakë.

29-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme, si pasojë e plagëve të marra. Njohja e viktimës nuk ishte e lehtë pasi flakët që përfshinë motorin i shkatërruan edhe dokumentet.

Lajmi për vdekjen e Aldo Gjokës u përhap me shpejtësi, duke ngjallur trishtim tek miqtë dhe të afërmit e tij, të cilët në rrjetet sociale i dedikuan mesazhe 29-vjeçarit të njohur si “Aldino”.

I cilësuar nga të gjithë si një person gjithmonë i qeshur dhe gazmor. Imazhet e të riut me miqtë kanë vërshuar në rrjetet sociale. Një fat tragjik për 29-vjeçarin i cili në mënyrë të ngjashme humbi shokun e tij më të mirë në një aksident me motor në 15 qershor 2018.

Ai quhej Cristiano Spedicato, i cili vdiq në moshën 23-vjeçare në një aksident në Castromediano, jashtë Leçes. Vetë Aldo i kishte kushtuar një dedikim mikut të tij gjatë Krishtlindjeve vitin e kaluar, duke shkruar “Ti je i vetmi person që ndoshta do të më mungojë gjithmonë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy