
Miratimi i kontratës së shërbimit publik për pranimin, depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve të Bashkisë së Elbasanit në impiantin e përpunimit të mbetjeve ka shkaktuar debate të ashpra në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Elbasan.
Gazetarja Entela Duka në një lidhje me studion e MCN Live se këshilltarët e djathtë kanë kërkuar që qytetarët të mos taksohen në një kohë kur nuk e marrin shërbimin pasi incenerimi i mbetjeve nuk bëhet.
Edhe më herë këshilltarët e djathtë e kanë konsideruar aferë të pastër korruptive dhe në kushtet që ky incinerator nuk e kryen detyrën apo funksionin e tij, shihet e udhës të mos miratohet një pikë e rendit të ditës, njëjtë me atë të vitit të shkuar kur inceneratori aso kohe thuhej që ishte në punë dhe inceneronte.
Mbetjet e 7 bashkive të qarkut të Elbasanit, por edhe një bashkie të 8, siç është Bashkia e Rrogozhinës. I gjithë materiali i sjellë dje në Këshillin Bashkiak ka qenë dje i karakterizuar nga detaje teknike, por asgjë konkrete sakaq dhe këshilltarët kanë pasur mungesë totale informacioni. E vetmja shifër konkrete që bëhet me dije është se për çdo ton mbetje që dërgohet në landfillin e Elbasanit, qytetarët paguajnë rreth 25 mijë lekë të vjetra. Në kushtet kur nuk kryhet incenerimi këshilltarët bënë me dije se nuk duhet të taksohen për një shërbim që nuk e marrin.
E gjithë zona përreth vuan ndotjen kolosale të shkaktuar nga mbetjet që prej muajsh të tërë janë pirg duke çliruar herë pas here ndotjen.



