
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, akuzoi Brukselin se ka sulmuar në mënyrë të fshehtë Hungarinë me një sërë sanksionesh kundër Rusisë, të cilat janë një bombë për ekonominë.
“Ne nuk shqetësohemi për ata që sulmojnë Hungarinë nga errësira, diku nga kullat në Bruksel”, tha ai në një fjalim me rastin e festës kombëtare që shënon 66-vjetorin e revolucionit hungarez kundër BRSS në 1956.
"Ata do të përfundojnë aty ku përfunduan paraardhësit e tyre"m shtoi ai, duke parashikuar se BE-ja mudn të ketë një fat të ngjashëm me atë të bllokut sovjetik, i cili u shemb në 1991.
Ky fjalim i paraprin njoftimit të tij se do të mbajë një referendum për sanksionet evropiane kundër Moskës, të cilat ai vazhdon t’i kritikojë. Në Budapest dhe në mbarë vendin u vendosën postera me mesazhin: “Sanksionet e Brukselit po na shkatërrojnë”.
"Luftën e kemi te dera, kriza financiare dhe ngadalësimi ekonomik në BE, pushtimi i emigrantëve nga jugu. Ne duhet të përballemi me shumë probleme", tha Orban, duke siguruar se qeveria e tij "e fortë dhe e bashkuar" do t’i kapërcejë të gjitha sfidat. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Hungaria është përpjekur të ruajë marrëdhënie të mira me Kremlinin në mënyrë që të vazhdojë të marrë naftë dhe gaz.
Hungaria nuk dëshiron të ndihmojë ushtarakisht Ukrainën dhe kritikon strategjinë e Brukselit.



