Malet e Shqipërisë të fotografuara nga matanë detit.
Fotografi Alfonso Zuccala ka gjetur momentin e duhur për të shkrepur këto foto që tregojnë Shqipërinë nga brigjet italiane.
Fotot janë shkrepur në perëndim të diellit nga Roca, Salento.
Për shkak të motit të kthjellët dhe pastërtisë së ajrit, Shqipëria duket më afër nga vendi fqinj përtej detit.



