
Gazetari Mentor Kikia në studion e MCN Live ka komentuar situatën e krijuar ditën e sotme në Kuvend ku kryeministri Rama nuk u paraqit për të folur lidhur me akuzat e përfshirjes së tij në skandalin “McGonigal”.
Ai tha se në Kuvend sot vetëm diskutime nuk ka, një situatë në fakt që nuk do donim ta shihnim sepse në fund të fundit salla e parlamentit është për të diskutuar projektligjet. Sipas tij, opozita ndihet e viktimizuar në këtë histori, ndrësa theksoi se marrëdhënia e Ramës me SHBA eshtë pikërisht ajo që po e vendos atë në pozitë të vështirë.
Ato janë ligje që kanë impakte të rëndësishme në jetën e publikut, por mendoj se kjo situatë do të vazhdojë tashmë që historia e ish zyrtarit të FBI i ka hedhur benzinë zjarrit të politikës shqiptare dhe besoj se nuk do të ketë qetësi. Opozita është në të drejtën e saj për ta shfrytëzuar këtë situatë sepse asnjë opozitë nuk do ta linte në heshtje këtë histori, plus që ndjehet dhe e viktimizuar.
I pyetur pse nuk vjen Rama në kuvend për tu përgjigjur, Kikia tha se nuk ka asnjë dyshim se kryeministri është në një nga momentet më të vështirë të karrierës së tij.
Mund të them se është në momentin më të vështirë të tij që kur është në krye të pushtetit sepse nuk bëhet fjalë për një aferë që kanë qenë të shumta deri tani, si porti Durrësit, inceneratorët etj etj, akuza ka pasur pa fund dhe ai ka ditur ti tejkalojë ato, por kjo situatë e krijuar tani nuk mund të kalohet sikur bën sikur se dëgjon se po ndodh. Ai ka një strategji tjetër, atë të shpërfilljes së situatës. Ai ka thënë thjesht nëpër të se ajo që kisha thënë se e kisha shumë mik nuk është ashtu pastaj kishte eksponentë të tjerë të PS që kanë thënë se dhe ne e kemi takuar, dhe kjo një përpjekje, por nuk mendoj se është raporti i akuzave të opozitës që e vënë Ramën në pozitë të vështirë, por marrëdhënia e tij me SHBA.
Më tej ai shtoi se kjo histori është shumë më e gjerë, thellë dhe ndërlikuar, pasi sipas tij në SHBA McGonigal ka plasur një bombë, ai është zyrtari më i lartë në rangun e drejtuesve të FBI. Rama ka llogari politike për të larë si brenda dhe me SHBA dhe se nuk dihet se kur Amerika do ti kthejë reston politike Ramës.
Kjo histori nëse nuk do të kishte një dimension shqiptar padyshim që nuk do kishte përbërë lajm në Shqipëri përveçse një lajm nga bota, por fakti që historia e McGonigal është sot në të gjitha tryezat e diskutimit në të gjitha studiot lidhjet me implikimin e tij shqiptar dhe kryeministri nuk bën sikur se di sepse ai e di shumë mirë se çfarë ka bërë dhe e di shumë mirë që dhe amerikanët e dinë se çfarë ka bërë dhe kjo e bën pozitën e tij më të vështirë. Unë mendoj se nuk do të ketë vullnet që të shkojmë deri te penalitete, por padyshim që kryeministri ka llogari politike si brenda ashtu dhe me vetë SHBA dhe nëse mundet ta quajë këtë një gjyq publik nuk mundet që me të tilla perifrazime apo përcaktime të mund të shpëlajë marrëdhënien e bërë pis me SHBA. Bëhet fjalë për një aferë që e ka implikuar një nga njerëzit më të rëndësishëm të FBI.
Në fund ai tha se 'Është vështirë të kuptohet pa përfunduar gjyqi në SHBA se deri ku do të shkojë çështja shqiptare dhe pse deri tani më shumë rëndon mbi ish-zyrtarin e FBI. Është një mekanizëm i tërë shkeljesh por që rëndojnë mbi të mbi një njeri që ishte në krye të një departamenti. Nëse do flasim për shkelje nga Rama është një shkelje morale. Duhet parë nëse influenca që ai ka shkarkuar mbi kryeministrin sa kanë ndikuar dhe gjëja më e rëndësishme është historia e pagesës që ai ka marrë. Deri këtu Rama është i mbrojtur sepse personi që ja ka dhënë paratë nuk e ka implikuar Ramën. E shoh të vështirë që Rama të implikohet penalisht në këtë histori, por politikisht po, por se kur do mund t’ja kthejnë reston politike SHBA Ramës kjo është shumë e komplikuar dhe atyre ju intereson të bëjnë drejtësi për një njeriun e tyre që e kanë kapur në flagrancë'.



