Pacolli: Të hënën rinis ndërtimi i Aeroportit të Vlorës pas disa muajsh bllokim

Pacolli: Të hënën rinis ndërtimi i Aeroportit të Vlorës pas disa muajsh bllokim

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se ditën e hënë do të rifillojnë punimet në kantierin e Aeroportit të Vlorës. 

 

Sipas tij, në terren do të rikthehen mbi 200 specialistë dhe nënkontraktorë, në përputhje me vendimet e Gjykatës së Lartë dhe të Asamblesë së aksionarëve të VIA-s.

 

Në reagimin e tij, Pacolli thekson se ndërprerja e mëparshme e punimeve ka ardhur si pasojë e bllokimeve dhe mosmarrëveshjeve ligjore, ndërsa rifillimi i tyre shënon, sipas tij, rikthimin e ligjshmërisë dhe vazhdimin e një projekti të rëndësishëm infrastrukture. 

 

Ai i bën thirrje të gjitha palëve të respektojnë vendimet e institucioneve gjyqësore dhe të shmangin veprimet që pengojnë zhvillimin e projektit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy