Seanca e Veliajt/ SPAK dhe GJKKO dalin me shkresë: Sjellja e policisë në kundërshtim me ligjin. U cenua siguria e gjyqtarëve! (VIDEO)

Seanca e Veliajt/ SPAK dhe GJKKO dalin me shkresë: Sjellja e policisë në kundërshtim me ligjin. U cenua siguria e gjyqtarëve! (VIDEO)

Tre institucione përfshirë GJKKO-në dhe SPAK-un, i janë drejtuar me shkresë zyrtare për informacion Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, lidhur me mos marrjen e masave gjatë protestës së dy ditëve më parë gjatë seancës për Veliajn në GJKKO. 

GJKKO thekson në shkresë se është "cenuar siguria për jetën dhe shëndetin" e gjyqtarëve dhe stafit administrativ.

Po ashtu vihet në dukje se sjellja e policisë ka qenë në kundërshtim me ligjin dhe është cenuar rëndë pavarësia e gjyqësorit. 

"Nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e saj për të bashkëpunuar me Gardën e Republikës së Shqipërisë, duke treguar një indiferentizëm të pashpjegueshëm në ndjekjen dhe parandalimin e kësaj situate e cila mund të rrezikonte seriozisht jetën dhe shëndetin e gjyqtarëve dhe personelit administrativ. Kjo apati institucionale përbën padyshim një cenim të rëndë të pavarësisë së gjyqësorit".

"Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka konsideruar këtë sjellje të paprecedent të Policisë së Shtetit, të papranueshme dhe në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore përkundrejt institucioneve kushtetuese të sistemit të drejtësisë shqiptare"

Nëpërmjet mosveprimeve të saj, Policia e Shtetit ka kontribuar në pengimin e Gjykatës së Posaçme në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese dhe ligjore për të gjykuar në një ambient të sigurt dhe të qetë si dhe për të garantuar jetën dhe shëndetin e gjyqtareve dhe personelit administrativ".

Nëpërmjet shkresës, GJKKO i është drejtuar Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që "të marrin masat e duhura për vënien përpara përgjegjësisë administrative apo ligjore, të gjithë personat përgjegjës të Policisë së Shtetit, të cilët nuk kanë marrë masat e duhura, në zbatim të ligjit, për të shmangur apo monitoruar këtë situatë të paprecedentë".

Po ashtu, kjo gjykatë ka kërkuar që "t’i vihet në dispozicion e gjithë procedura ligjore e ndjekur dhe planin e masave që janë marrë në rastet e ngjashme të protestave". Sakaq nga "blutë" kërkohet edhe  një shpjegim i argumentuar dhe me prova pse nuk është ndjekur e njëjta praktike edhe në rastin e incidentit të datës 12.02.2025.

Qindra mbështetës të Veliajt u mblodhën të mërkurën në kangjellat e GJKKO-së duke protestuar kundër arrestimit të tij, për veprën penale të korrupsionit pasiv dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Protestuesit bllokuan derën e GJKKO-së dhe furgonin e policisë gjatë daljes së Veliajt nga GJKKO. Gjatë gjithë tubimit u vu re një mungesë e kordonit policor.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha tha në Kuvend se “protesta ishte e paparalajmëruar”, dhe bëhej fjalë për “simpatizantë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy