
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka folur për vendimin e opozitës për të mos u regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit dhe kërcënimet se do të pengojnë procesin.
Rama tha se opozita pasi doli nga parlamenti, vendosi të dalë edhe nga rruga e zgjedhjeve. Ai tha se i kupton ata që mendojnë se zgjedhjet pa opozitën nuk janë normale, por kjo nuk është zgjedhje e tyre dhe as faji i tyre:
Rama: Me përfundimin e afatit të regjistrimit të partive politike në zgjedhjet e 30 qershorit, opozita e rrugës ka vendosur të dalë edhe nga rruga e zgjedhjeve, pasi doli nga rruga e jetës parlamentare duke zgjedhur dy forma ekstreme në kundërshtim të plotë me vijën e logjikës demokratike,. Në vend që të luftojnë me program dhe ide ka zgjedhur të luftojë me kërcënime dhe kapsolla. Në vende ti përfaqësojë zgjedhësit e vetë në këtë sallë dhe në zgjedhje ka vendosur ti nxjerrë edhe ata nga rruga e betejës demokratike. Në vend ti udhëheqë në rrugën e betejës demokratike ka vendosur ti përdorë si mish për top duke i përdorur. Kjo është e papranueshme nga askush”, u shpreh kryeministri Rama.
Sipas Ramës, nisur nga pasojat që la opozita, pavarësisht kërcnimeve e shatazhave, ne do të vijojmë rrugën tonë , që është rruga e zgjedhjeve të 30 qershorit:
“Edhe ne nuk kemi ndonjë zgjedhje tjetër përveç të vijojmë rrugën tonë pa u ndaluar të merremi me ata. Dmth pa u devijuar nga rruga e zgjedhjeve të 30 qershorit, pavarësisht kërcënimit apo shantazheve se do të dhunojnë të drejtën e popullit për të zgjedhur kryetarët e bashkive. Unë i mirëkuptoj ata që ndryshe nga unë mendojnë se zgjedhjet pa këto parti janë anormale, por dua tu them se kjo nuk është as zgjedhja jona, as faji ynë” Të gjithë ta kujtojnë në çdo ditë në këtë periudhë se ne çfarë kemi bërë dhe askush mos harrojë që jemi ne që e kemi dhënë provën se mes një palë zgjedhjesh pa opozitën dhe zgjedhje me opozitën kemi parapëlqyer të dytën dhe kemi sakrifikuar politikisht për ta bërë të mundur të dytën", tha Rama.
Rama u shpreh i bindur se me gjithë se disa na akuzojnë për arrogancë, sipas tij, ajo është veçse vendosmëri për të bërë reforma progresive.
“Na akuzojnë për arrogancë por kam frikë se përtej dukjeve e interpretimeve të mundshme të një mënyrë apo tjetër komunikim ngatërrojnë vendosmërinë për të çuar para reformat me arrogance”,tha Rama.



