“Nuk dua të bëhem barrë”, zbulohet letra e 59-vjeçarit që tentoi të vriste veten

“Nuk dua të bëhem barrë”, zbulohet letra e 59-vjeçarit që tentoi të vriste veten

Pak orë pas ngjarjes së rëndë në Pogradec ku një 59­-vjeçar tentoi të vetëvritej buzë liqenit, “BalkanWeb” zbardh letrën e lamtumirës, e cila është gjetur nga policia bashkë me armën e krimit.

59­vjeçari Vladimir Fezollari qëlloi veten me një plumb në kokë buzë liqenit dhe u dërgua me helikopter drejt Tiranës ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Në letrën e lamtumirës ai shkruan se prej kohësh gjendja e tij ishte e rënduar dhe se nuk do t’i bëhet barrë askujt.

Ai thotë se vendimin e ka marrë vetë dhe se nuk ka faj familja e tij.

Në fund 59­-vjeçari i kërkon falje familjes.

“Prej kohësh gjendja ime psikologjike nuk më le të jetoj i qetë. Jam shumë i rënduar dhe më mirë të shkoj në botën tjetër sepse po bëhem barrë për të gjithë! Kur të lexoni letrën s’dua të fajësoni askënd! As familjen time as fëmijët e mi! Ata nuk kanë faj për asgjë! Kam vendosur vet dhe fajtori jam unë! Më falni për çdo shqetësim familja ime e shenjtë! Më falni për këtë që po i bëj edhe vetes por është më e mira për mua!”, thuhej në letrën e lamtumirës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy