
Tirana të ofron shumë pak mundësi për të kaluar fundjavën, por edhe kohën e lirë. Të rinjtë si të vetmet alternativa po shohin qendrat tregtare dhe lokalet. Lidhur me këtë në një lidhje skype në MCN TV inxhinier dizajner Agi Haxhimurati u shpreh se Tirana ka shumë për të ndryshuar, por megjithatë sipas tij është përmirësuar.
Ai e vuri theksin te realizimi i dy muzeve siç është ai i bashkëjetesës fetare dhe një muze i artit bazik. Ndër të tjera ai shtoi se dhe baret nuk duhen parë vetëm si një vend për të konsumuar kafe por mund të kthehen edhe në gjysmë biblioteka ku njerëzit të lexojnë.
Për të ndryshuar ka shumë mirëpo lajmi i mirë është se kryeqyteti po përmirësohen. Tirana tashmë ka disa muze interesante të cilat sot janë pikat strategjike si bunkerët por ajo që më bën përshtypje është pse s’po vazhdohet me muze të tjerë. Shqipëria njihet për bashkëjetesën fetare dhe pse nuk ka në Tiranë një muze për këtë. Shtimi i parqeve gjithashtu është i nevojshëm. Tiranës i mungon shumë një muze bazik i artit modern.
Prishtina tashmë e ka një projekt të tillë dhe është mëkat që në Tiranë mungojnë këto dy muze. Rinia patjetër që duhet të frekuentojë baret, por pse mos ti kthejmë ato bare dhe në gjysmë biblioteke dhe gjysmë bare. Nëse ai vend është interaktiv atëherë mendoj se përfitojmë shumë. Tirana duhet të ndryshojë trafikun që është problemi numër një. Na mungon shumë një autobus turistik i cili ka për detyrë të të shëtisë nëpër qytet të Tiranës për të treguar çdo pikë turistike. Pa rregulluar gjërat bazike do e ketë të vështirë të arrijë standardin e lartë që kërkon.



