Suedi, qeveria humb besimin e Parlamentit për herë të parë në historinë e vendit

Suedi, qeveria humb besimin e Parlamentit për herë të parë në historinë e vendit

Atë që nuk mundi ta bënte pandemia, e ka bërë një projektligj për qiratë e shtëpive. Kryeministri suedez, Stefan Lofven, humbi votëbesimin sot në Parlament. Lideri i socialdemokratëve ka një javë kohë për të dorëzuar dorëheqjen dhe për të shpallur zgjedhjet e parakohshme. Kjo është hera e parë në historinë e Suedisë që një qeveri humb besimin e Parlamentit.

Një qeveri e brishtë, ajo e Lofven ishte në pushtet që prej vitit 2014. Lofven ia doli të mbajë pushtetin edhe gjatë pandemisë, kohë kur ishin të shumtë ata që e kritikuan modelin suedez të menaxhimit të krizës. Ligji që i kushtoi pushtetin kryeministrit është ende në fazën e draftit, por partitë e majta janë të vendosura për ta penguar.

Propozimi i qeverisë në fakt do të siguronte, në kundërshtim të hapur me modelin në fuqi deri më tani në vend, që ka në bazë kontrollin shtetëror të qirave, një rregullore të re që pronarët e banesave të reja mund t'ua imponojnë qiramarrësve. Me pak fjalë, një treg më i lirë strehimi, me më pak mbrojtje për qiramarrësit, por stimuj më të mëdhenj për pronarët e tokave për të ndërtuar shtëpi të reja për tregun e qirave, i cili tani është shumë i pakët për sa i përket furnizimit. Shoqatat e pronarëve të shtëpive kanë kërkuar prej kohësh për një rregullim të tavanit të qirave në koston gjithnjë e në rritje të jetesës.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy