Amsterdam, ndalohet pirja e kanabisit në lagjen e “Dritave të Kuqe”

Amsterdam, ndalohet pirja e kanabisit në lagjen e “Dritave të Kuqe”

Pirja e kanabisit në rrugë në lagjen e “Dritave të kuqe” të Amsterdamit në Holandë, do të jetë e paligjshme duke filluar nga muaji maj.

Një vendim i tillë u mor nga Këshilli i qytetit, si pjesë e një sërë urdhëresash të krijuara për të dekurajuar ekseset turistike dhe për të përmirësuar jetën e banorëve.

Me më shumë se 18 milionë vizitorë që u dyndën në rrugët historike vitin e kaluar, banorët e Amsterdamit janë ankuar prej kohësh se pjesët më të ngarkuara të qendrës së qytetit, duke përfshirë De Wallen, lagjen me “Drita të Kuqe”, po bëheshin të pabanueshme.

Këshilli tha në një deklaratë se pirja e kanabisit në publik në qendër të qytetit do të ndalohej nga mesi i majit, duke shtuar se ishte i gatshëm të konsideronte shtrirjen e ndalimit në tarracat e “kafeneve të kanabisit”.

Banorët e qytetit të vjetër vuajnë shumë nga turizmi masiv dhe abuzimi me alkoolin dhe drogën në rrugë.

Turistët tërheqin edhe tregtarët e drogës në rrugë, të cilët nga ana e tyre shkaktojnë krim dhe pasiguri.

Gazeta e Amsterdamit Het Parool i quajti masat “historike”, duke vënë në dukje se për dekada Amsterdami ishte i njohur në mbarë botën si qyteti ku çdo gjë ishte e mundur dhe çdo gjë lejohej, duke përfshirë pirjen e kanabisit në rrugë.

Megjithatë, mbipopullimi nga turistët e bëri qendrën e qytetit të pajetueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy