Ish-shefi i stafit të Sarkozisë dënohet me burg për përvetësim fondesh publike

Ish-shefi i stafit të Sarkozisë dënohet me burg për përvetësim fondesh publike

Një gjykatë franceze hodhi poshtë apelin e ish-shefit i stafit të Nicolas Sarkozy, duke e dënuar atë me një vit burg për shpërdorimin e fondeve publike, raporton AFP.

Claude Guéant, i cili gjithashtu shërbeu si ministër i Brendshëm nga viti 2011 deri në vitin 2012, gjatë presidencës së Sarkozy-së, u dënua për përvetësimin e fondeve të policisë speciale. Fondi në fjalë synonte të mbulonte shpenzimet e agjentëve në terren për pagesa si ajo për informatorët, shpërblime për anëtarët e stafit ministror etj. Në atë kohë, Sarkozi ishte ministër i Brendshëm dhe Guéant ishte shefi i stafit të tij.

Sipas gjykatës, Guéant mori 10 000 euro kesh në muaj në mes të viteve 2002 dhe 2004 nga Michel Gaudin, drejtori i përgjithshëm për policinë kombëtare në atë kohë. Gjysma e këtyre parave shkoi direkt në xhepin e Guéant. Faturat e gjetura në shtëpinë e tij sugjeronin se ato ishin përdorur për të mbuluar shpenzimet personale, si p.sh. rinovimi i mobilimit të shtëpisë.

Pjesën tjetër të shumës, ai e ka paguar në formën e "shpërblimeve" për tre anëtarë të stafit.

Hetuesit i zbuluan dokumentet kompromentuese ndërsa kontrollonin shtëpinë e Guéant në kudarë të një hetimi tjetër, i cili kishte nisur nga dyshimet se fushata presidenciale e Sarkozy-së në vitin 2007 ishte financuar me fonde që kishin lidhje me Libinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy