
Dy persona vdiqën dhe 19 të tjerë u plagosën mëngjesin e sotëm nga një bombardim rus në Kharkiv, në veri-lindje të Ukrainës.
Lajmi u bë me dije nga kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleg Sinegubov.
Kryetari i bashkisë, Igor Terekhov i cituar nga Ukrainska Pravda tha se bombardimi ndodhi në një zonë me popullsi të dendur.
Ndërkohë edhe qyteti Mykolaiv është bombarduar sërish.
Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se që nga nisja e luftës 15 mijë ushtarë rusë kanë vdekur dhe 45 mijë të tjerë janë plagosur.



