Çipa: PD i ka mbivendosur axhendës së krizës, një tjetër. Opozita po i imponohet parlamentit (VIDEO)

Çipa: PD i ka mbivendosur axhendës së krizës, një tjetër. Opozita po i imponohet parlamentit (VIDEO)

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa për protestën e opozitës thotë se janë zgjedhur dy aspekte të së njëjtës regjie ajo që ndodh brenda dhe jashtë parlamentit dhe se është një formë për të diversifikuar, diversifikimin e brendshëm të Partisë Demokratike.

Nga studio e MCN Live, Çipa tha se PD i ka mbivendosur axhendës së krizës një axhendë tjetër të opozitarizmit.

Sipas tij, në dy ligjërimet në protestën e sotme të Berishës dhe Metës, ata konsumuan edhe mesazhe të fushatës elektorale, ku Berisha foli gati në mënyrë hiperbolike për akuzat ndaj Veliajt.

Në vijim tha se aspekti i dytë është i jetës së brendshme të parlamentit, ku duket sikur opozita po ia del të destruktojë jetën e parlamentit nga këmbëngulja që po ushtron për ta detyruar shumicën dhe Kryeministrin.

Nëse opozita do vazhdojë do ia dalë që të marrë një interpelancë të Kryeministrit për çështjen në fjalë. Do vij një moment që dhe shumica do gjej çastin e duhur për ta përdorur politikisht.

Hezitimi i shumicës apo km nuk ka të bëjë me drojën apo frikën, por me ecurinë e procesit që po zhvillohet në SHBA. Mediatikisht po konsumohen të dhënat e leximit të parë të dosjes dhe jo të dhëna shtesë.

Një pjesë e mediave ka nisur të nxjerrë të dhëna që e zhveshin nga protagonizmi individual i zotit Rama në raport me këtë aferë.

Fakti që opozita po e imponon në axhendën e parlamentit, është pjesë e kalkuluar mirë.

Opozita është e vetëpenguar në procesin e saj në Shqipëri gjërat janë të lidhura me status quo-n e udhëheqësisë politike, e cila e ka kapërcyer logjikën e rotacioneve.

Ky është një ngërç shumë i madh, që duhej kaluar nga partitokracia jonë dhe që po e vuan shoqëria. Edhe pse kërkohet nga opozita rotacioni, rotacioni brenda vetë opozitës është i penguar.

Rikthehet zoti Berisha, fjalimet e tij janë pa brendi dhe pa mesazhe, pa ndryshim, nuk shikon asnjë vlerë ndryshimore në ligjërimin e zotit Berisha.

Madje rikthehet ajo gjuha e atakimit konfliktual, pa asnjë peshë të verifikimit të së vërtetës dhe duket se e përdor për elektrizimin e militantëve.

Berisha ka një problem për revolucionin e pakryeshëm. Revolucioni në shoqëri vjen nga qytetari i rebeluar.

Duhet të rikthehemi te zanafilla e krizës së brendshme të opozitës, a e garanton Berisha bashkimin e opozitës. Që nga foltorja, jo vetëm nuk është bashkuar opozita, por po jep prova të ndasisë së saj.

Sipas tij, verdikti i pritshëm i gjykatës është turp i vetë gjyqësorit dhe një nga aktet më flagrante të ripolitizimit.

Përsëri zoti Berisha nuk do ia dalë të bashkojë opozitën, se janë vektorët e ndryshimit. Opozita nuk po krijon një marrëdhënie të re me rendin e çështjeve kruçiale.

Indiciet e ardhura nga sondazhet tregojnë se mund të ndodh që në 14 maj të kemi pjesëmarrjen numerike më të ulët në procesin zgjedhor dhe kjo nuk e avantazhon opozitën.

Kur nuk të vijnë mbështetësit në procesin zgjedhor si do e bësh ndryshimin?  

Për Edi Ramën, Çipa tha se momentalisht nuk është i rrezikuar, ndërsa opozita edhe nëse do të marrë 15 bashki, do e quajë fitore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy