Aurel Çuko në emision Stay Tuned në MCN TV ka rrëfyer disa të pathëna për jetën e tij ku është ndalur kryesisht te periudha më e vështirë për të cilën shprehet se nuk do dëshironte ta përjetonte sërish. Ai shprehet se periudhën e gjimnazit e kujton si periudhën e tij më të keqe dhe të pa fat, ndërsa ndalet te momentet e bukura ku veçon ardhjen në jetë të vajzës së tij dhe dy binjakëve. “Gjimnazin e kujtoj si periudhën më të vështirë dhe pa fat të jetës sime. Viti 1997 ishte kjo problematika që u krijua dhe pothuajse të gjitha shkollat elitare të asaj kohe nuk po frekuentoheshin, u hap masivisht droga, dhe kultura ndryshoi, njerëzit donin të pasuroheshin shpejt dhe e hoqën vëmendjen nga arsimi dhe im atë zgjodhi të më çonte te Harry fullz si shkollë më e kontrolluar, por nga aplikimi që bëra dega që më ra ishte mekanika dhe unë isha komplet në një habitat tjetër. Në vijim ai shtoi se ka kaluar përgjithësisht momente të mira në jetë dhe se ka qenë dhe me fat që nuk ka pasur si në familje po ashtu dhe në shoqëri drama. “Momenti më i bukur ka qenë lindja e vajzës dhe binjakëve. Ndërsa një moment i vështirë mund të jetë 5 vjet gjimnazi te Harry Fullz, do doja ta fshija fare atë periudhë nga memoria ime”.



