Operacion antidrogë te Don Bosko, makina tenton të çajë postbllokun, policia qëllon me armë

Operacion antidrogë te Don Bosko, makina tenton të çajë postbllokun, policia qëllon me armë

Një operacion anti-drogë është zhvilluar pasditen e sotme nga policia në lagjen “Don Bosko” të Tiranës.

Nga burime policore mësohet se efektivët i kanë kërkuar një automjeti që të ndalonte. Drejtuesi i mjetit nuk ju bind urdhrit nga uniformat blu, duke tentuar të përplaste postbllokun.

Në një situatë të tillë, policia u detyrua të qëllonte me armë, duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Operacioni ka ndodhur gjatë pasdites, por është mësuar vetëm gjatë orëve të mbrëmjes. Deri tani nga Policia e Tiranës nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar.

Të njëjtat burime sqaruan se gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit është gjetur një sasi droge, por nuk dihet pesha e saktë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy