Një ditë vonese në hetime shpëtoi nga burgu Aldi Ramën që vrau policin

Një ditë vonese në hetime shpëtoi nga burgu Aldi Ramën që vrau policin

Një ditë vonese në dërgimin e dosjes për gjykim, shpëtoi nga burgu 21-vjeçarin Aldi Rama i cili në shtator të vitit 2021 ekzekutoi me armë zjarri oficerin e Policisë së Lezhës nënkomisar Saimir Hoxha.

Për shkak të ngarkesës në punë si shkak i numrit të kufizuar të prokurorëve, organi i akuzës i dërgoj aktet e procedimit penal pak orë në tejkalim të aftëve për të riun i cili ishte prangosur dhe vënë nën akuzë për posedim të lëndëve narkotike, pasi ju gjetën 13 gram drogë.

Por kjo mjaftoj që Gjykata e Lezhës të veproj me shpejtësi e të liroje nga qelia Aldi Ramën, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", por kjo mase nuk e pengoi të lëvizte lirisht e të bëhej protagonist e një krimi të rëndë me viktimë një oficer policie.

Pas ngjarjes së rëndë u vu në lëvizje Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë dhe pas hetimeve të kryera doli në konkluzionin se nëse do ishin ndjekur procedurat siç duhet i riu nuk do të ishte liruar nga burgu, pavarësisht se ishte kapur vetëm me 13 gram lëndë narkotike dhe për këtë çështje i kërkon Këshillit të Lartë të Prokurorisë masë disiplinore ndaj ish-drejtuesit të Prokurorisë dhe prokurorit të çështjes në fjalë.

Por vonesat në hetimin e çështjeve dhe në tejkalim të afateve në Prokurorinë e Lezhës apo insitucione të tjera të drejtësisë në vend nuk është diçka e re.

Kjo ndodh për shkak të numrit të kufizuar të prokuroreve, ku nga 10 që duhet të jenë në organike aktualisht organi i akuzës në Lezhë ka vetëm 4 prokuror, çka do të thotë se 1 prokurori i duhet të trajtojë rreth 600 çështje në vit 3-fish me shumë së çdo normë njerëzore dhe juridike.

Kjo situata ka sjell ngarkese dhe kaos në punën e këtij institucioni dhe pavarësisht kërkesave të vazhdueshme drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë për plotësim organike deri tani nuk ka patur një reagim pozitiv për ti plotësuar këto vakanca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy