Një tërmet i fortë 6.1 ballë ka tronditur këtë të enjte Kolumbinë duke shkaktuar panik në rrugët e kryeqytetit Bogota.
Epiqendra e tërmetit i cili ra rreth orës 12:04 ishte në El Calvario, 40 km në juglindje të Bogota-s dhe në një thellësi prej 30 km.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja mijëra njerëz, shumë prej tyre në panik dolën menjëherë nga ndërtesat në të cilat ndodheshin.
Një lëkundje e dytë ndodhi rreth dhjetë minuta më vonë, duke shkaktuar sërish klithma frike dhe panik.
Autoritetet ende nuk kanë raportuar zyrtarisht për viktima apo dëme.



