
Gazetari Sokol Bregu në ‘MCN Live’ ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë pranë shkollës Fan Noli në kryeqytet ku një 14 vjeçar humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.
Ai tha se autori i dyshuar rrezikon minimalisht 10 vite burg, ndërsa theksoi se fatkeqësisht kjo është një histori e përsëritur por që askush nuk na dëgjon.
Sipas tij duhen marrë masa për parandalimin e këtyre ngjarjeve së pari duke nisur nga bllokimi i tiktok për minorenët i cili është kthyer në një burim konflikti.
Prindërit mbajnë përgjegjësi nëse kanë dhënë ndihmë, por ngjarja është e rëndë, 14 vjeçari do shkojë në burg të posaçëm në Kavajë, do bëjë një burg të rëndë sepse vërtetë i falen 2/3 e dënimit që do i japë gjykata, por minimalisht në atë akuzë që është ngritur vrasje me dashje besoj se nuk do shpëtojë dot pa 8-10 vjet burg minimalisht.
Mbase kronika nga burgu i i Kavajës duhet ti jepte një ndryshim të miturve në Shqipëri për të marrë një frikë nga kjo histori, por megjithatë rrjetet sociale e kemi thënë shpesh nuk kemi çfarë të bëjmë, është një histori e përsëritur.
Rrjetet sociale kanë zbritur poshtë janë në klasat e 8 dhe të 9, krijojnë grupe, ndeshen me njëri-tjetrin, fyen deri në pikat maskimale dhe s’mund t’ja vëmë fajin dot askujt, në përgjithësi të gjithë janë fajtorë, shkolla, familja, ndërsa fajtori më i madh është ai që i ka në mbikëqyrje. E njëjta situatë kishte ndodhur para pak javësh në Fushë Krujë.
Më tej ai shtoi se mënyra dhe sistemi i kontrollit ka dështuar totalisht prej kohësh, bëmë diçka duke u përpjekur të rregullojmë por dje u vërtetua se ka dështuar si proces.
Nëse një i mitur do të fusë një thikë futet sepse nuk jemi në Amerikë që të kemi dedektorë në shkolla. Reagimi nuk është institucional, kërkesë për çdo rrjet social poshtë 15 vjeç, ndërsa këta janë poshtë kësaj moshe dhe janë të gjithë me rrjetet sociale.
Duhet vendosur një masë ndalimi sa i përket tiktok, rrjeteve sociale, sepse qajmë gjithë ditën që ndodh, bëjmë gjysmë ore moral dhe mbyllet historia. Heqja e rrjeteve sociale nuk e zhduk fenomenin por do e ulte, por ajo që duhet janë reformat arsimore sepse kemi shumë viktima.
Situata që kemi është se na mungon një reformë në arsim, ka shkolla që janë super të rregullta sepse ndodh ajo që mësuesit e mirë këta i grupojnë në një shkollë dhe ata pa rendiment në një tjetër shkollë. Ka shumë kriminalitet, pavarësisht se fajin më të madh e ka ministria e arsimit apo qeveria që nuk po bëjnë dot ende një reformë në arsim.



