
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën pritet votimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi do të mbahet të martën, më 20 shkurt, në orën 14:00.
Pak ditë më pare, në mbledhjen e qeverisë është votuar marrëveshja e Presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi, që obligon dy palët në rishikim të marrëveshjes pasi ajo të ratifikohet.
Haradinaj nuk u shpreh i sigurt lidhur me kuorumin e nevojshëm të kësaj marrëveshjeje, e cila pritet që të shkojë para deputetëve së bashku me aneksin e dakorduar mes të presidentit dhe Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviç.



