Rama: Kurti s’besoj se e ka harruar kanunin që edhe hasmit i hapet dera. Kovaçevski: Kosovë-Serbi, të normalizojnë marrëdhëniet

Rama: Kurti s’besoj se e ka harruar kanunin që edhe hasmit i hapet dera. Kovaçevski: Kosovë-Serbi, të normalizojnë marrëdhëniet

Në konferencën e përbashkët me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, në kuadër të turit në rajon i cili i paraprin samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë, Kryeministri Edi Rama deklaroi se qëllimi i tij është që ky samit të shumojë disa përparime konkrete të prekshme dhe domethënëse për të cilat po punohet me kancelarinë në Berlin dhe po diskutohet paralelisht me Komisionin Euriopian në Bruksel. “Kemi dakordësi të plotë jo thjesht në parim por dakordësi e plotë që buron nga realiteti i përditshëm i punës sonë, qytetarëve tanë dhe gjithë kësaj lagje që quhet Ballkani Perëndimor në mes të Europës, se hendeku mes vendeve anëtare të BE dhe vendeve tona në aspektin e mbështetjes financiare të BE është i pakrahasueshëm me nevojën tonë dhe me domosdoshmërinë që Europa të jetë më kompakte”, tha Rama. Në vijim kreu i qeverisë shqiptare shtoi se së shpejti do të ketë një tjetër takim informal në Tiranë, ku do të jenë prezentë dhe miq nga Bashkimi Europian, për të diskutuar konkretisht plani për integrimin. Rama tha se meritojmë që si vende në mes të Europës të mos shihemi si vende që thjesht duhet të bëjnë detyrat, por se edhe mund të kontribuojnë. Lidhur me takimin ende pa përgjigje që mund të ketë me Kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë, Rama tha se “Kam ende shpresë se Albini nuk e ka harruar kanunin që kur vjen në shtëpi dhe hasmit i hapet dera dhe është e ndaluar ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalën.” Për Ballkanin e Hapur ai deklaroi se edhe një mijë herë të kthehej mbas, një mijë herë do e bënte. “Çfarë e keqe i ka ardhur rajonit nga Ballkani i Hapur përveç të mirave? Çfarë është bërë nuk zhbëhet, madje ka shërbyer se edhe Procesi i Berlinit ka përfituar nga Ballkani i Hapur? Nuk ka rrugë më të gabuar se të vazhdojmë të rrimë me të shkuarën dhe të anatemojmë njeri tjetrin se kush është patrioti i vërtetë. Patriot i vërtetë është ai që do vendin e vetë dhe nuk i do të keqen askujt tjetër”. Nga ana e tij Kovaçevski tha se nisma e Ballkanit të Hapur tregoi se nëpërmjet bashkëpunimit mund të rritet tregtia mes vendeve dhe është komplementare e proceseve që mund të përfshijnë gjithë vendet. “Si fqinj të Kosovës dhe Serbisë apelojmë për deeskalim të çështjes dhe implementim të marrëveshjes që Kosova dhe Serbia arritën në Bruksel dhe Ohër për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Politikanët në çdo vend kanë detyrim të sillen si burrështetas, sa do që të jetë e vështirë kjo dhe në momente që duken pa zgjidhje.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy