Ndeshje spektakolare me pesë gola, Tirana mposht Kukësin

Ndeshje spektakolare me pesë gola, Tirana mposht Kukësin

Tirana mori një fitore shumë të rëndësishme, teksa mposhti me rezultatin 3-2 Kukësin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Superiore.

Në “Air Albania”, u zhvillua një përballje spektakolare, nga të dyja ekipet. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh në minutën e 15-të me Deliun, ndërsa miqtë barazuan me Beshiraj në minutën e 53-të.

Në minutën e 62-të, verilindorët mbetën me 10 lojtarë pasi Duka u ndëshkua me krartonin e dytë të verdhë. Gjithsesi, edhe pse në inferioritet numerik, Kukësi ia doli të shënojë golin e përmbysjes në minutën e 80-të me Momoh.

Tirana nuk u dorëzua dhe përmbysi rezultatin, falë golave të Përgjonit në minutën e 88-të dhe Kaina në minutën e 90-të.

Me këtë fitore, Tirana mban vendin e tretë me 21 pikë, ndërsa Kukësi renditet i gjashti me 14 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy