
Teksa jeta shpesh të përplas pamëshirshëm në sfida të ndryshme, të gjesh motivin nuk është e lehtë.
Por për Syarta Ametin nga Ohri i Maqedonisë së Veriut, jeta bëhet më e bukur, kur vallëzimin e parë në dasmën e saj e bën me të atin, i cili edhe pse në karrige me rrota, i jep kënaqësinë e një kujtimi të paparë.
Ajo për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ndau emocionin e asaj ditë të veçantë dhe vallëzimin me të atin.
Mendoj se çdo vajzë ka një lidhje të veçantë me të atin. Ai ka qenë udhërrëfyes i imi në jetë dhe doja që krahas gjendjes së tij, ky vallëzimi i yni të ngelet si kujtimi më i bukur dhe besoj ja arrita qëllimit.
Kur afrohej dasma, unë zgjodha këngën e Aurela Gaces, “Babi im”, dhe ja çova edhe babit ta mësonte, në mënyrë që vallëzimi të ishte shumë më i ndjeshëm.
Nuk kishim bërë aspak prova para vallëzimit, gjithçka ishte momentale.
I ati, Mushteba Ameti, një ish valltar profesionist, sot në karrige me rrota, thotë se ky vallëzimi në dasmën e vajzës së tij të parë, është emocioni më i bukur në jetë.
Pas gjithë atyre problemeve që kam patur në jetë, ky është kujtimi më i bukur.
Unë kam qenë valltar profesionist deri në vitin 1997 dhe themelues i Ansamblit të Valleve në Ohër, deri në momentin kur pësova aksident në atë vit dhe sot jam në karrige në rrota.
Normalisht se isha tej mase i emocionuar dhe nuk është e lehtë që të heqësh një pjesë të mushkërisë tënde ta nxjerrësh nise nga shtëpia e çon diku tjetër, pasi Syarta është fëmiu im i parë dhe ka qenë alfa&omega e shtëpisë sonë.
Por kur ma tha për vallëzimin e prita me kënaqësi. Pa dyshim që e pranova, edhe pse gjithmonë kam menduar se do te jete kënga e Mihallaq Andreas “Fëmija i parë” por kjo nxori këngën e Aurelës dhe besoj se do te ishte akoma më i bukur vallëzimi nëse fustani i saj nuk pengonte te karroca ime.



