Zjarret/ Vijon situata kritike në Gramsh, 10 fshatra të përfshira nga flakët

Zjarret/ Vijon situata kritike në Gramsh, 10 fshatra të përfshira nga flakët

Situata e shkaktuar nga zjarret në Gramsh vazhdon të jetë kritike, ku 10 fshatra të njësisë administrative Skënderbegas janë përfshirë nga flakët. Gazetarja Entela Duka në një raportim për edicionin e lajmeve në MCN TV bën me dije se pjesa dërrmuese e pasurisë së banorëve, duke përfshirë edhe bagëtitë, janë djegur. 

Aktualisht rezulton se 10 fshatra në njësinë administrative Skënderbegas janë përfshirë nga zjarri. Në shumicën e tyre, thuajse është djegur gjithçka, ose ka mbetur fare pak pas, nga pasuritë e banorëve. Situata vijon të jetë kritike, edhe për shkak të intensitetit të erës. Në minutat e fundit e gjithë vëmendja është e përqendruar në Skënderbegas, Nartë dhe Harunas. Sot banorët kanë pasur mundësi që të zbresin në fshatrat poshtë edhe bagëtitë e tyre, pasi sikundër ata thonë është një nga pasuritë që i ka ndihmuar për të mbijetuar. Është ndërhyrë nga autoritetet qoftë nga ajri, por edhe nga toka. Ministria e Bujqësisë po punon në terren për të groposur të gjitha bagëtitë që rezultojnë të djegura”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy