
Artan Shyti, ish-kryetar i Shoqatës së Lojërave të Fatit tha në studion e emisionit “MCN Economy” se projektligji për bastet sportive i shtrëngon pak më tepër seç duhet lojtarët.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Shyti sqaroi se debati qëndron tek fakti sesa i aftë do jetë ky ligj, këto procedura që të tërheqin lojtarët që sot luajnë, të kalojnë nga e paligjshmja në të ligjshmen.
Po ashtu Shyti tha se vetmit që janë skeptikë për t’u futur në skemë janë ish-kompanitë e basteve pasi e shohin të komplikuar futjen në këto kushte.
Më tepër se rihapje, ne flasim për tentativa për t’ i rikthyer në legjitimitet bastet sportive, pasi nuk u mbyllën kurrë. Po nuk u mor dikush në planin ligjor, do merret dikush në planin joligjor.
Po synohet për t’u rilegjitimuar. Nuk është e lehtë, është debat që lidhet me faktin sesa i aftë do jetë ky ligj, këto procedura që të tërheqin lojtarët që sot luajnë të kalojnë nga e paligjshmja në të ligjshme.
Meqenëse i mbyllën dhe tani duhet t’i hapin duhet të japin argumentet se do i bëjnë serioze dhe një nga argumentet është se do marrim ortakë të huaj. Por nëse një ortak ka 2%, çfarë roli do luajë në luftën kundër informalitetit? Do mbyllim pikat fizike se ato ishin kanceri, por nëse është kështu Italia është me kancer. Ishte shpërndarja e tyre e tepruar.
Nuk pastrohen paratë në baste. Në baste nuk bëhet se është e komplikuar. Janë 3 institucione që monitorojnë. Është e pamundur të pastrohen para kur nuk do qeveria të pastrojë. Ligji e shtrëngon pak më tepër seç duhet lojtarin kur i thua do regjistrosh emrin, do hedhësh paratë në një institucion bankar etj.
Një lojtar kur luan sot është komod, pse duhet të kthehet tek formalja, ky është debati. Të vetmit që janë skeptikë janë ish-kompanitë e basteve, e shohin të komplikuar futjen në këto kushte. Ata që s’ka luajtur ndonjëherë baste, nuk kanë organizuar ndonjëherë janë entuziastë. Ka një farë konflikti. Profesionistë për bastet në Shqipëri janë kompanitë që u mbyllën.



