Plakja e organizmit/ Ndoni: Dogmë. Mënyra e të ushqyerit ndikon te mosha jonë biologjike

Plakja e organizmit/ Ndoni: Dogmë. Mënyra e të ushqyerit ndikon te mosha jonë biologjike

Teksa proceset e organizmit ngadalësohen, ndryshimet në trup do të fillojnë të jenë prezentë nga ato të brendshmet e deri tek ato më të dukshmet.

Por vetë ne e kemi në dorë a do plakemi apo jo, thotë këshillues i Mjekësisë Holistike, Nikola Ndoni.

Në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Ndoni shpjegon se është dogmë fakti se organizmi plaket.

Sipas tij, mënyra jonë e të ushqyerit ndikon te mosha biologjike.

E kemi në dorë të ndryshojmë plakjen.

Ne e kemi mundësitë tona sot që të jetojnë shëndetshëm deri 120 vjet.

Ka dy mosha, moshën kronologjike që përcaktohet me minuta, sekonda, më orë, më vite, atë nuk e ndalojmë dot, por është një moshë tjetër që është mosha reale që është mosha biologjike, ajo që është realisht, se si është organizimi ynë,

Te mosha biologjike ne kemi shumë për të bërë. Sot ne shikojmë 30 vjeçarët që abuzojnë më drogën, alkoolin, mënyrën e të ushqyerit dhe kanë moshën biologjike të një 60 vjeçari, ndërkohë ke një 60 vjeçar që më mënyrën e te ushqyerit, me lëvizshmërinë, me lidhjet sociale, emocionet, që është 30 vjeç me moshë biologjike.

Nëse kujdesemi me ushqimit, vetes tonë i shtojmë vite jetë,. Jo vetëm ushqimi, ka një sërë faktorësh.

Dogma, çfarë është ajo, neve na kanë mbushur mendjen që ne do plakemi, do vdesim.

Me plakjen ne duhet të presim ngushtim të arterieve, sëmundje kardiovaskulare, artrit, demencë, artrit, humbje muskulore, gjë që nuk është e vërtetë.

Në një studim të gjeneve, na nxori të gabuar për gjenet tona. Para 15 vitesh përfundoi studimi i gjenetikës, nuk janë 240 mijë gjene, por 25 mijë gjene, kaq lëvizim, në varësi të seksit. Pra është komplet e gabuar teoria mbi plakjen. Doli që nuk janë gjenet por është epigjenetika.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy