
Autoritetet vendore kanë mbyllur hyrje-daljet në autostratën Milot-Morinë, ndërsa si pasojë, kanë mbetur të izoluar tre familje në Milot. Ata nuk hyjnë e as dalin dot nga banesat e tyre, pasi nuk ka asnjë rrugëkalim tjetër. Përballë kësaj situate, ata kërkojnë zgjidhje të situatës në mënyrë që të kenë mundësi të hyjnë e dalin nga banesat e tyre.



