Votohet mes tensionesh ligji për gjuhët në Maqedoni, Gruevski përplaset me Xhaferin (VIDEO)

Votohet mes tensionesh ligji për gjuhët në Maqedoni, Gruevski përplaset me Xhaferin (VIDEO)

Pas tensioneve në Kuvend mes kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, është votuar Ligji për Gjuhët në Maqedoni.

Me 64 vota pro dhe me mos prezencë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së është kaluar ligji për të tretën herë në Kuvend dhe i njejti tani e ka rrugën e hapur për zbatim. Herën e dytë ligjin e pengoi, presidenti i vendit, Gjorge Ivanov.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së të udhëhequr nga ish kryetari i tyre, Gruevski e quajnë si jo-kushtetues dhe si tradhëti për shtetin e Maqedonisë. 

Por situata në salla ka qenë mjaftë e tensionuar vetëm disa minuta para se ligji të kalonte në votim, sigurimi evitoi një përleshje fizike mes kreut të Kuvendit Talat Xhaferi dhe ish-kryeministrit Gruevski. Gruevski është ngjitur lartë në foltore dhe ka kërkuar nga Xhaferi që ta ndërpresë punën e Kuvendit. Gruevski i nervozuar gjuajti gotën me ujë drejt Xhaferit, ndërsa shumë pak mungoi që të vijë deri tek përleshja fizike mes tyre.

Pas pauzës 15-minutëshe Gruevski u rikthye përsëri në sallë me qëllim që ta tensionojë edhe më shumë situatën dhe ta ndalojë punën e Kuvendit, raporton alsat-M.

Sipas dispozitave të ligjit të miratuar, gjuha shqipe do të përdoret për herë të parë edhe në Qeveri, si në të folur edhe në të shkruar. Trajtim të njëjtë do të ketë edhe në Kuvend, përfshirë edhe kryesuesin e seancave nëse është shqiptar, por edhe në të gjitha organet tjera të pushtetit qendror, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, komisionet.

Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe është formuluar si “gjuhë të cilën e flasin mbi 20 për qind e popullatës”. Ajo do të zbatohet edhe në të gjitha tabelat udhëzuese të institucioneve shtetërore dhe në komunat ku gjuha shqipe përdoret mbi 20 për qind të popullatës së përgjithshme.

Gjuha shqipe do të përdoret edhe në të gjitha mbishkrimet e institucioneve të nivelit qendror, krahas atyre në pushtetin lokal ku gjithashtu gjuha shqipe është zyrtare në komunat ku shqiptarët përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës.

Gjuha shqipe nuk do të përdoret në lekët dhe në uniformat e Armatës, por partnerët e koalicionit qeverisës, kanë arritur marrëveshje që në bankënota të përdoren simbole kulti që do të reflektojnë edhe ato shqiptare. Sa u përket uniformave të policisë, punonjësve të shëndetësisë dhe zjarrfikësve, gjuha shqipe do të figurojë vetëm në ato komuna ku së paku 20 për qind e popullatës e flasin gjuhën shqipe

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy