
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një lidhje në “Skype” për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN ka shprehur besimin e tij të plotë në Gjykatën e Strasburgut, duke theksuar se gjatë gjithë veprimtarisë së tij ka mbrojtur Kushtetutën dhe të drejtat e njeriut.
Ai ka komentuar gjithashtu vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur atë antikushtetues dhe të paligjshëm, pasi, sipas tij, shkeli proporcionalitetin dhe parimet e Kushtetutës.
Berisha kritikoi ashpër SPAK-un, duke e cilësuar një grup "mercenarësh" që, sipas tij, kanë tentuar të realizojnë një grusht shteti brenda shtetit, duke i dhënë pushtet Edi Ramës dhe duke shkelur parimet e sundimit të ligjit.
“Te Gjykata e Strasburgut sigurisht që kam besim të plotë. Në të gjithë qëndrimet e mia nuk kam bërë asgjë tjetër vetëm kam mbrojtur Kushtetutën. Kam mbrojtur kartën europiane të të drejtave të njeriut. Nuk ka si të mos kem besim te ky institucion.
Një arsyetim ekstra-kushtetues, unë refuzova vendimin e Gjykatës sepse Kushtetua kërkon që vendimet duhet ët jenë të ligjshme dhe çdo ligj kërkon që ata që zbatojnë ligjin duhet të zbatojnë brenda kuadrit ligjor atë. Çdo urdhër sanksionon urdhrin e paligjshëm. Së dyti ajo që një grup mercenarësh në SPAK vendosën që të ishte grusht shteti brenda shtetin. Ishte marrje e pushtetit të parlamentit nga gjykatësit për t’ia dhënë Edi Ramës. Unë isha personi që kisha dërguar në 2012 amendamentin për nenin 73 të Kushtetutës që detyron organet e drejtësisë të merrnin autorizim nga parlamenti para se të vendosnin kufizime të lirive të deputetit.
Gjykata Kushtetuese përsëri në vendimin e vetë dëshmon se vendimi ishte antikushtetues sepse shkeli proporcionalitetin e vendimit. Vendimi ishte i paligjshëm dhe antikushtetues."



