Topalli: Do isha në listë nëse do u buzëqeshja familjarëve të Bashës. Selami nuk është kandidat i vërtetë

Topalli: Do isha në listë nëse do u buzëqeshja familjarëve të Bashës. Selami nuk është kandidat i vërtetë

Jozefina Topalli, kritikja më e fortë e kryetarit të PD-së tha se Basha nuk vendosi ta fuste atë në listë pasi ajo kishte javë që i shkonte në zyrë dhe i kërkonte mbledhjen e strukturave të PD-së.

Gjithashtu, duke folur për “Debati” në “Channel One”, Topalli tha me ironi se ajo mund të ishte në listë nëse do t’u buzëqeshte familjarëve të Bashës, pra kunatit dhe bashkëshortes, për të cilët tha edhe Ruli sot se kishin zyra në PD.

“Unë i kam shkuar në zyrë tre javë para zgjedhjeve dhe i kam kërkuar që të mblidhen strukturat e partisë. Ai s’bëri asnjë gjë. Edhe Enver Hoxha i mblidhte formalisht byrotë. Gjithsesi unë e dija që po t’u buzëqeshja familjarëve të Bashës do isha në listë. Por këtë se bëj dot”, tha Topalli.

Topalli tha se ndjen neveri për grupin në PD që është pro Bashës.
Sipas saj, këta njerëz janë të njëjtë me ata që nxjerrin partinë mbi Shqipërinë. Topalli tha gjithashtu se në PD nuk ka garë të vërtetë por është një garë e rreme.

“Unë ndjej neveri për atë grup që mbështet Bashën. Ata janë njësoj me ata që nxjerrin partinë mbi Shqipërinë. Në PD nuk ka garë. Selami nuk është kandidat i vërtetë”, tha Topalli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy