Kryeministri Rama i është përgjigjur ftesës së Ambasadorit amerikan Donald Lu për një tjeter takim mes tij dhe kreut të opozitës Lulzim Basha për gjetjen e një kompromisi lidhur me Reformën në Drejtësi.
Rama u shpreh në një takim me studentë të juridikut dhe magjistraturës se propozimi i tij për liderin e opozitës është serioz dhe se maxhoranca do të miratojë çdo propozim për Reformën në Drejtësi që pranohet nga SHBA dhe BE.



