Dështon edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të republikës së Shqipërisë, pasi asnjë parti nuk kishte propozuar asnjë emër. Ndërkohë mbledhja e kryetarëve caktoi që seanca e tretë të zhvillohet një javë më pas pra të enjten e ardhshme. Dy krerët e Partive Edi Rama dhe Ilir Meta ftuan opozitën të bëhet pjesë për zgjedhjen e presidentit.



