Protesta e 6 dhjetorit, Meta: Do të jemi të gjithë, do të jetë manifestim paqësor

Protesta e 6 dhjetorit, Meta: Do të jemi të gjithë, do të jetë manifestim paqësor

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se  do të bëhet pjesë e manifestimit paqësor të 6 dhjetorit. I pyetur nga gazetarët, Meta tha se siguria është nën kërcënimin e mafias në pushtet dhe se gjithë Shqipëria dëshiron të japë mesazh mirënjohje për vendimin me rëndësi edhe gjeopolitik të BE, për të nxitur Shqipërinë dhe vendet e tjera që të ecin në rrugën e integrimit europian

Nëntori për ne shqiptarët është muaji i pavarësisë, i çlirimit dhe lirisë. Dhe ju e dini që dhjetori po kështu për gjithë shqiptarët e ndershëm patriotë dhe liridashës është muaji i demokracisë dhe i Europës, kështu që pa asnjë diskutim që më 6 dhjetor ne do të jemi të gjithë për të brohoritur se do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, një vend të lirë, ku t’i jepet fund kapjes së shtetit dhe instalimit të mafies në pushtet.

Siguria në Shqipëri është nën kërcënimin e mafias në pushtet dhe kurrsesi të qytetarëve të lirë. Së dyti nuk është protestë ndaj kryetarit të bashkisë, pasi bileta e tij është pa kthim më 14 maj, por është njoftuar manifestim pro europian që e gjithë Shqipëria dëshiron të japë mesazh mirënjohje për vendimin me rëndësi edhe gjeopolitik të BE, për të nxitur Shqipërinë dhe vendet e tjera që të ecin në rrugën e integrimit europian. Në Shqipëri nuk ka asgjë dhe s’duhet të ketë asgjë më të rëndësishme se kushtetuta dhe mbi kushtetutën është populli europian i Shqipërisë. Dhjetori është muaji i demokracisë. Manifestim paqësor. Dhjetori është muaji i demokracisë dhe Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy