Kurorëzim nën bomba/ 22 mijë çifte u martuan në Ukrainë që nga fillimi i agresionit rus

Kurorëzim nën bomba/ 22 mijë çifte u martuan në Ukrainë që nga fillimi i agresionit rus

Dashuria nuk mund të komandohet dhe as bombat nuk mund ta ndalin dëshirën për të filluar një jetë së bashku. Madje, lufta mund t'i përshpejtojë gjërat.

Dhe kështu në Ukrainë që nga fillimi i sulmit rus janë 22 mijë, nga të cilët 1800 vetëm në qytetin e Kievit, çiftet që kanë vendosur të martohen.

"Asgjë nuk frymëzon shpresë për fitore si lindja e një jete të re. Qyteti jeton! Në kryeqytet lindin çdo ditë familje të reja dhe jetë të reja", shkruan në Facebook nënkryetari i administratës shtetërore të kryeqytetit, Mykola Povoroznyk.

Jeta vazhdon edhe nën bomba dhe këtë e tregon edhe numri i lindjeve të reja. 1500 fëmijë erdhën në jetë që nga nisja e agresionit rus: 759 djem, 670 vajza dhe të paktën 32 binjakë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy