Alibeaj: Amnistia nxori të korruptuarit nga burgu. Manja: Kanë përfituar vetëm 8 të dënuar nga GJKKO, asnjë zyrtar i lartë

Alibeaj: Amnistia nxori të korruptuarit nga burgu. Manja: Kanë përfituar vetëm 8 të dënuar nga GJKKO, asnjë zyrtar i lartë

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në interpelancë me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manjën për amnistinë penale, i kërkoi të dhëna konkrete në lidhje me përfituesit e dënuar nga GJKKO që kanë përfituar nga amnistia. Alibeaj tha se arsyeja e vërtetë e miratimit të amnistisë natën, ishte vetëm për arsye politike.

Mediat kanë raportuar sipas informacionit të marrë nga SPAK, mbi 100 të dënuar për korrupsion u amnistuan. Një ligj i gatuar në errësirën e natës, në shkelje të procedurës parlamentare, me shpejtësi, pjellë e një pazari transversal të pamoralshëm politik, nxori nga burgu apo uli dënimin e mbi 100 të dënuarve për korrupsion (e me gjasë të tjerë do vijojnë të përfitojnë ditët në vazhdim). Mbi 110 deputetë u bënë bashkë për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu. Ajo që publiku është i interesuar të dijë është se përzë janë liruar të dënuarit nga GJKKO. Cilët ishin propozuesit. A u konsultuan ndryshimet me institucionet e drejtësisë? Akoma nuk keni publikuar listën e përfituesve. Sa ishte numri i përfituesve nga të dënuarit e GJKKO. S’dua ta bëj një loj të neveritshëm shifrat, por arsyet e vërteta të miratimit të amendamenteve natën janë politikë. Dihet mirë se cilat janë mesazhet që nëpërmjet kësaj amnistie ju dërguan publikut shqiptar.’- tha Alibeaj.

Lidhur me këtë ministri i drejtësisë Ulsi Manja u shpreh se ministri nuk mban përgjegëjsi për atë që voron parlamenti. Ai tha se nuk ka mashtruar për këtë projektligj  dhe se vullneti i qeverisë ishte që mos të përfitonin të dënuarit nga GJKKO. Sipas tij kanë përfituar vetëm 8 të dënuar nga GJKKO që nuk janë simbol i korrupsionit në Shqipëri.

Sado të përpiqen unë të shpjegoj të vërtetën ju do besoni të vërtetën tuaj. Ligji për anistinë penale u votua në këtë kuvend dhe është bërë me respekt të plotë. Ju përmendi dy agjenci mediash, por sot flasin institucionet sepse amnistia zbatohet nga institucionit. Projektligji i propozuar në kuvend dhe qëndrimi politik i qeverisë shqiptare është pasqyruar në draftin e qeverisë i depozituar në kuvend dhe siç e do respekti ndaj ligjit dhe rregullores është konsultuar me të gjithë organet e drejtësisë. Amnistia, ministri mban përgjegjësi për draftin që u dërgon këshillit të ministrave dhe jo për ligjin  e votuar në kuvend me vullnet. Nuk kam mashtruar askënd, por nuk kam amnistuar asnjë të dënuar nga GJKKO që përcakton qartësisht juridiksionit e kompetencës kundër krimit dhe korrupsionit. Ata që kanë përfituar nga amnistia me ulje dënimi dhe që janë dënuar nga GJKKO dhe këtu ushtrimi i ndikimit të paligjshëm janë vetëm 8 dhe asnjë prej tyre nuk është simbol i korrupsionit të republikës së Shqipërisë, nënëpunës por kurrsesi zyrtarë të lartë.

Më tej ai shtoi se kjo amnisti në raport me nevojat dhe garantimit të standardeve kjo amnisti është e butë dhe do duhej të ishte më e gjerë se sa ishte sepse sot që flasim dhe pse është zbatuar amnistia janë ende 4918 të dënuar.

Kjo amnisti ishte e domosdoshme për shkak të mbipopullimit në burgjeve, pandemia dhe gjendja shëndetësore e të dënuarve, rritja e kostove financiare dhe mungesa e burimeve njerëzore. Në programin analitik të akteve ishte dhe bërja e kësaj amnistie. Raportet e monitorimit të sistemit të burgjeve bërë nga avokati i popullit në të gjitha këto dokumente mbipopullimi i burgjeve mbetet problem madhor kemi një rritje të lartë të masës së sigurimit personal të masës arrest me burg dhe numri i të burgosurve është rritur me 60% ndërsa në vendet evropiane ku ne duhet të shkojmë është 25%. Kostoja e një të dënuari shkon në 36 euro në ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy