Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë në ‘Të Paekspozuarit’ në MCN Tv e ka cilësuar si një hap të guximshëm përballjen e partisë së tij në zgjedhjet lokale por që sipas tij shkon në sinkron me interesat e qytetarëve.
Ai tha se është i vendosur për të hyrë në këto zgjedhje edhe si kandidat i pavarur dhe se ka nisur nga puna për të siguruar 7 mijë votat.
Hapi ynë është i guximshëm por shkon në sinkron me interesat e shumicës së popullsisë. Njerëzit janë e kundërta e institucioneve, kemi mbledhur mijëra firma, por duhen 7 mijë firma që të kandidojmë si kandidat i pavarur. Ne jemi këtu dhe duam që ti përzëmë. Kodi zgjedhor u ka lënë partive ekskluzivitetin për numërimin e votave. Ne nuk kemi numërues sepse nuk na lejon ligji, por do kemi aktivist kudo që do regjistrojë, dhe në këtë kuptim do kemi mundësi të dokumentojmë vjedhjen e votës me fakte. Besoj se për shkak se do kemi organizmin e duhur dhe për shkak të një numri të madh aktivistësh në terren ju siguroj se kushdo që do guxoj të vjedhë votën do kenë penalitete dhe ligjore.
I pyetur se çfarë nuk shkon në Tiranë sot, Qori tha se gjithçka dhe se sipas tij kryeqyteti sot është një qytet me gjithnjë e më pak hapësirë e cila hahet, vidhet, uzurpohet.
Kudo ku ka pasur një park sot ka një kullë. Këndi lojërave në rrugën e Elbasanit pothuajse nuk ekziston më. Në këtë kuptim fëmijët e mi sot kanë shumë më pak hapësirë se sa kam pasur unë. Mostrat e betonit ku lahen paratë e pista ku të korruptuarit blejnë apartamentin e 15 dhe pjesa tjetër rri stok për të varrosur paranë. Kjo nuk shkon me Tiranën, fakti që s’ka hapësira, trotuare sepse në ato trotuare të Erion Veliajt nuk ecën dot as miu dhe zhapiku. Ka një arsye pse sot në Tiranë ka një prani kaq të madhe të betonierëve, po mbushin gropat për zgjedhjet. Kjo logjikë primitive, kemi një administratë bashkiake të papërgjegjshme. Sot kemi akoma një shkollë me turne. Pse s’ka hapësirë për shkolla, sepse s’ka troje sepse në trojet janë ndërtuar kullat. Të gjithë mendojnë për paratë dhe asnjë për qytetarët e thjeshtë. Në mënyrë që zëri ynë të jetë një zë i fuqishëm për ta penguar këtë të keqe të madhe.



