Pas lajmit se nuk do jetë më pjesë e serialit Bridgerton, aktori merr një vendim!

Pas lajmit se nuk do jetë më pjesë e serialit Bridgerton, aktori merr një vendim!

Ylli i Bridgerton, Rege-Jean Page, nuk do të jetë më pjesë e serialit me të cilën fitoi zemrat e mijërave vajzave kudo në botë. Aktori 31 vjeçar u pa për herë të parë pas publikimit të lajmit një ditë parë, duke u larguar nga apartamenti i tij në Los Angeles me disa valixhe.

Ai luajti rolin e Dukës së Hastings, Simon Bassett, ndërsa zbuloi për herë të parë se nuk ishte vendosur në asnjë moment që ai do të rikthehej në serinë e dytë, ndërsa është konfirmuar se karakteri i tij nuk do të shfaqet më.

Rege-Jean duket se do të zhvendoset në një tjetër vend, por nuk dihet ende ku. Sipas zërave, ai mund të jetë Bond-i i ri, agjenti i njohur 007.  

Ai tha për ‘Variety’: “Ishte një sezon. Do të ketë një fillim, mes, fund - një vit. Kjo është interesante, sepse u ndje si një serial i kufizuar. Kam për të hyrë, kam për të kontribuar pjesën time dhe pastaj familja Bridgerton vazhdon”.

Largimi i Rege-Jean vetëm ka nxitur spekulimet se ai do të zëvendësojë Daniel Craig si James Bond i ardhshëm. Në janar, Rege-Jean ishte favoriti dhe pretendent i mirë për të pasuar Daniel Craig. Por ende nuk ka një njoftim.

Lexo edhe: 

"Bridgerton" nuk do të jetë më i njëjtë pas këtij lajmi!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy