Avioni i drogës në Divjakë, piloti italian drejt lirimit në Itali

Avioni i drogës në Divjakë, piloti italian drejt lirimit në Itali

Dy muaj pasi u transferua për vuajtjen e dënimit të mbetur në Itali, piloti Giorgo Rifformato kërkon nga drejtësia italiane lirimin.

ReportTv ka mësuar se Rifformato ka paraqitur në gjykatën e Torinos një kërkesë për lirimin me kusht nga qelia për shkak të kushteve shëndetësore.

Pas kësaj kërkesë drejtësia italiane ka sjellë në Shqipëri një letërporosi ku kërkon informacion për sjellien e Rifformatos në burgun e Fierit ku ai qëndroi për afro 3 vjet.

Fillimisht Rifformato u dënua me 15 vite burg ndërsa apeli i krimeve të rënda në Shqipëri ia uli në 12 vite, të cilat nga drejtësia italiane i konvertoi në 8 vite.

71 vjeçari u prangos në 2014 nga policia shqiptare me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogave mbetur në tentative me avionin e tij nga Divjaka në Itali.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy