
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të mbledhë sot kryetarët dhe sekretarët e degëve të Tiranës.
Sipas informacioneve nga zyra për media e PD-së, mbledhja është thirrur në orën 18:30 të pasdites dhe do të zhvillohet në selinë blu.
Mbledhja e Berishës me kryetarët dhe sekretarët e degëve vjen pas protestës mbarëkombëtare të 7 korrikut, ku ju bashkuan një numër i madh i qytetarëve.



