Duke filluar nga ora 18:00, do të luhet sfida mes Vllaznisë dhe Laçit, e vlefshme për javën e 31-të në Superiore.
Shkodranët do të kërkojnë të rikthehen te fitorja në “Loro Boriçi”, në një sfidë që nuk pritet të jetë e lehtë.
Laçi po kalon gjithashtu një formë shumë të mirë dhe do të kërkojnë gjithashtu fitoren.
Ndeshja do të transmetohet në ekranin e MCN 24, ndërsa pak minuta para fillimit janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
Vllaznia: Qarri, Sala, Stojanovic, Juric, Hakaj, Krymi, Alivoda, Mala, Gruda, Coba, Balaj.
Laçi: Dajsinani, Kurti, Dajko, Paulo Junior, Prodani, Manellari, Kryeziu, Ujka, Mjaki, Cordeiro, Sobowale.



